Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar moti në fundjavë pritet të jetë i ngrohtë dhe me diell. Sipas njoftimit, të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. “Vranësira më të theksuara mund të paraqiten herë pas here përreth relievit malor. Nuk parashihen reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 18°C deri në 22°C.…