Kosovë Lajme

Parashikimi i motit për vikend!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar moti në fundjavë pritet të jetë i ngrohtë dhe me diell.

Sipas njoftimit, të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

“Vranësira më të theksuara mund të paraqiten herë pas here përreth relievit malor. Nuk parashihen reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 18°C deri në 22°C. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–4m/s”, tha IHMK-ja në njoftim.

Ndërkaq për të dielën, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 24 gradë celsius. Pritet të ketë diell dhe vranësira të ndryshueshme, ndërsa nuk parashihen reshje.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 19°C deri në 24°C. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–3 m/s”, thotë IHMK-ja.

Sipas Institutit, kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të mira dhe të përshtatshme për aktivitetet në ambient të hapur.

“Rritja e temperaturave gjatë ditës do të sjellë kushte më të favorshme termike, ndërsa në orët e mëngjesit do të mbizotërojnë temperatura relativisht të ulëta”, u theksua në njoftim.