Kosovë Kronikë Policore Lajme

Zjarr në një objekt në Fushë Kosovë

Një zjarr ka shpërthyer rreth orës 17:30 në një qendër tregtare të destinuar për lojëra për fëmijë rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.

Për momentin nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet për shuarjen e zjarrit, raporton KosovaPress.

Sipas pamjeve të siguruara nga KosovaPress, nga objekti është parë duke dalë një sasi e madhe tymi.