Policia ka njoftuar sot se një person është sjellë pa shenja jete në Qendrën Emergjente të Ferizajt nga Qendra Emergjente e Shtimes, rreth orës 21:00.
Gazeta merr vesh se bëhet fjalë për një fëmijë të moshës afro 3 vjeç.
Prokurori ka urdhëruar dërgimin e trupit të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjeko-ligjor.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.
