Kosovë Lajme Politikë

Caktohet data për mbajtjen e seancës konstituive

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar 6 gushtin si datë për mbajtjen seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se seanca konstituive është caktuar për në orën 10:00.

Haxhiu, në një konferencë për media, tha se vendimi është marrë në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe pas konsultimeve përkatëse.

“Pas certifikimit të rezultateve, Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton qartë se Presidenti e thërret seancën konstitutive të Kuvendit brenda afatit prej 30 ditësh. Po ashtu, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka sqaruar qartë se vetëm pas konstituimit të Kuvendit fillojnë të rrjedhin afatet kushtetuese që lidhen me procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe, siç e dini, ato janë 60 ditë. Pikërisht për shkak të kësaj lidhjeje kushtetuese ndërmjet konstituimit të Kuvendit dhe procedurës së zgjedhjes së Presidentit, kam vlerësuar me kujdes çdo hap që është ndërmarrë gjatë këtyre javëve.