Lajme Sport

Kosova përballë Izraelit, “Dardanët” synojnë rikthimin te fitorja

Kosova do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e tretë të Ligës B të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Izraelin.

Përballja do të zhvillohet në Hungari, ndërsa “Dardanët” synojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes ndaj Austrisë.

Kosova e nisi këtë edicion me fitore 1:0 ndaj Irlandës, ndërsa në ndeshjen e dytë pësoi humbje 3:1 në udhëtim te Austria.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka vlerësuar cilësitë e kundërshtarit, pavarësisht rezultateve të tij në dy ndeshjet e para.

“Natyrisht që Izraeli është skuadër shumë e fortë, pavarësisht rezultateve që i ka treguar në dy ndeshjet e fundit. Kanë futbollistë shumë të mirë, në aspektin teknik janë shumë të shpejtë, siç janë Manor Solomon dhe Oscar Gloukh. Prandaj presim ndeshje shumë të fortë, por normalisht që ne do të luajmë sa më agresiv që të mundemi në këtë përballje”, ka deklaruar mes tjerash Foda.