Kosovë Kronikë Policore Lajme

Aksident me fatalitet në Vragoli, vetura godet për vdekje këmbësorin

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Vragoli.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti.

“Sot, më datën 24.07.2026, rreth orës 03:00 të mëngjesit, në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Vragoli, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku një veturë me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar ka goditur një person, këmbësor të gjinisë mashkullore”, tha ajo.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante, përfshirë ato mjekësore, të cilat kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë marrë edhe drejtuesi i veturës dhe një pasagjer.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime po ashtu kanë marrë i dyshuari, vozitësi i veturës, si dhe një pasagjer”, deklaroi Mehmeti.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.