Lajme Sport

Shqetësime te Dardanët, lëndohet Vedat Muriqi

Ndeshja e sotme e Dardanëve ndaj Izraelit në Hungari në kuadër të Ligës së Kombeve pritet të zhvillohet me disa mungesa të rëndësishme.

Siç raporton gazetari i Klan Kosova nga Hungaria, Andi Shabani, në stërvitjen e sotme të paradites, sulmuesi Vedat Muriqi është lënduar.

“Ajo që ka shqetësuar në kampin Dardan është lëndimi i Vedat Muriqit, i pësuar në stërvitjen e lehtë të paradites. Ka qenë një moment jo i mirë, ku edhe vetë Muriqi nuk e ka përjetuar mirë këtë moment. Pikëpyetje tjetër është edhe Aro Muriç, por me shumë gjasë ai edhe mund të luajë, pasi ai dje ka bërë stërvitje të plotë”.

“Foda ka përmendur se do të ketë 2-3 zëvendësime që do t’i bëjë sonte, por është thënë se Kosova duhet të jetë e bashkuar dhe të jetë e kujdesshme në mbrojtje”, tha Shabani.