Barcelona do ta zhvillojë ndeshjen e së martës kundër Paris Saint-Germainit në “Parc des Princes”, në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke e veshur fanellën portokalli të sezonit të kaluar. Ky ndryshim erdhi pas një kërkese nga UEFA dhe transmetuesi që zotëron të drejtat televizive, të cilët kërkuan që Barcelona të mos përdorte asnjërën nga fanellat e këtij sezoni, për të shmangur problemet me dallueshmërinë…