Kosovë Kronikë Policore Lajme

Ndërpritet seanca për rastin “Ibër-Lepenci”- Prokurori zëvendësues kërkon shtyrjen, gjyqtari njofton pensionimin

Seanca e sotme gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës në rastin e sulmit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, ku të akuzuar janë Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, është ndërprerë pas kërkesës së prokurorit zëvendësues, Armend Zenelaj, për shtyrjen e seancës për një datë tjetër.

Prokurori Zenelaj, duke arsyetuar mungesën e prokurorit të rastit, Bekim Kodraliu, tha se ky i fundit kishte një urgjencë dhe se ai kishte ardhur vetëm për ta zëvendësuar.

“Prokurorit të çështjes, Bekim Kodraliu, i ka dalë një urgjencë dhe kam ardhur vetëm për ta zëvendësuar. Propozoj që seanca e sotme të ndërpritet dhe e njëjta të shtyhet për një datë tjetër”, deklaroi Zenelaj.

Me këtë propozim u pajtua avokati i të akuzuarit Jovan Viqentijeviq, Nebojsha Vllaiq, por ai shprehu rezerva lidhur me mungesën e prokurorit të rastit.