Me vërshëllima e brohori, protestuesit parakaluan në sheshin e Prishtinës për të shtatën natë me radhë, për të vijuar drejt qeverisë, në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn. Me parullën “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, protestuesit kërkuan shkarkimin e ministrit Xhelal Sveçla dhe ministres Donika Gërvalla. Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i…