Kosovë Lajme Politikë

Gërvalla: Arlinda nuk u vra pa paralajmërim, institucionet kishin marrë sinjale paraprake

Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla kanë dalë në konferencë për media lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Gërvalla theksoi se konstatimi më shqetësues i raportit është se Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim, pasi institucionet kishin marrë sinjale paraprake për rrezikun që i kanosej.

“Raporti është pjesërisht i plotë. Dokumentacioni i shqyrtuar vë në pah mangësi serioze, vonesa dhe mosveprime institucionale. Konstatimi më shqetësues është se Arlinda nuk u vra pa paralajmërim.”