Kosovë Lajme Sport

Kosova mëson kundërshtarët e Ligës B

Përfaqësuesja e Kosovës për futbolliste i ka mësuar kundërshtarët për “UEFA Women’s Nations League 2027”.

Shorti është tërhequr të martën në Nyon të Zvicrës.

Kosova do të jetë në Grupin 4 të Ligës B së bashku me Slloveninë, Turqinë dhe Hungarinë.

“Dardanet” nuk ia dolën në plejofin kualifikues për Botërorin që vitin tjetër mbahet në Brazil. U eliminuan në raundin e parë nga Austria.

Kosova siguroi avancimin n Ligën B për kampanjën e ardhshme, pasi e fitoi Grupin C2.

Ndërkohë edhe Kombëtarja e Shqipërisë ka mësuar kundërshtarët që po ashtu është në Ligën B.

Shqipëria do të jetë në Grupin 1 së bashku me Belgjikën, Rumaninë dhe Serbinë.