Kosovë Kronikë Policore Lajme

Protestuesit nuk lejohen të hyjnë në objektin e Qeverisë, gjuajnë me vezë drejt ndërtesës

Protestuesit që janë mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës, në shenjë pakënaqësie për vrasjen e Arlinda Zekajt, kanë gjuajtur me vezë drejt ndërtesës së Qeverisë.

Kjo ka ndodhur pasi Policia e Kosovës nuk i ka lejuar protestuesit të hyjnë brenda objektit për të përcjellë nga afër konferencën për media të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Protestuesit kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

VIDEO