Botë Lajme

SHBA-ja godet objektiva iraniane në Ngushticën e Hormuzit

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të kufizuara ndaj objektivave iraniane në Ngushticën e Hormuzit, duke i cilësuar ato si veprime mbrojtëse pas kërcënimeve me raketa kundërajrore ndaj aseteve amerikane.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se Uashingtoni ka shënuar përparim në negociatat indirekte për paqe me Iranin.

Nga ana tjetër, Teherani kërkon heqjen e bllokadës detare amerikane dhe plotësimin e kërkesave të tij si kushte për arritjen e një marrëveshjeje.

Zhvillimet e fundit tregojnë se, pavarësisht kontakteve diplomatike, tensionet ushtarake në rajon mbeten të larta.