Pas 27 vitesh pasigurie dhe pritjeje, familja Ademi ka marrë lajmin e shumëpritur për identifikimin e Dr. Adem Ademit, i cili ishte zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Erblin Ademi, përmes një njoftimi publik në emër të familjes, ku ka konfirmuar se rezultatet e analizave të ADN-së, të ardhura nga laboratori në Hagë, kanë mundësuar identifikimin e babait të tij.…