Egzon Shallki është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit, i cili humbi jetën vitin e kaluar pasi u godit nga një veturë që drejtohej nga i akuzuari. Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Gjilan. Auron Ferizi kishte vdekur pas goditjes nga vetura, ndërsa rasti ishte trajtuar nga organet e drejtësisë si vepër penale e vrasje.