Lajme Shqipëri

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029

Komisionerja evropiane Marta Kos deklaroi se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian po ecën me ritme të shpejta dhe se mund të përfundojë me pranimin e anëtarëve të rinj brenda mandatit të saj, i cili zgjat deri në vitin 2029.

Duke folur në konferencën URC 2026 në Gdańsk, ajo tha se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë janë kandidatët më të afërt për anëtarësim.

Sipas Marta Kos, midis vendeve kandidate ka nga ato, rruga e të cilave drejt BE-së duket më e përcaktuar.

“Mund të them se Mali i Zi do të jetë anëtari i radhës gjatë mandatit tim”, tha ajo.

Komisionerja Europiane u ndal edhe te dinamika e negociatave me Shqipërinë. Sipas saj, vendi jonë po tregon përparim të dukshëm në përmbushjen e kërkesave për anëtarësim.

“Shqipëria tani po fillon të mbyllë kapitujt e negociatave. Pra, lëvizja në procesin e zgjerimit është tani më e madhe se në 15 vitet e fundit”, u shpreh Marta Kos.

Sipas Kos, ky ritëm tregon një rigjallërim të përgjithshëm të politikës së zgjerimit të BE-së.