Ceremonia e diplomimit për më shumë se 300 kadetë të rinj të Policisë së Kosovës, e paraparë të mbahej të premten më 30 tetor, është shtyrë për shkak të mungesës së uniformave.
Raportohet se kadetët fillimisht u njoftuan për shtyrjen e ceremonisë pa një afat të caktuar, ndërsa më vonë u komunikua data e re, 6 nëntor.
Pavarësisht caktimit të datës së re, brenda institucionit mbetet enigma nëse Policia e Kosovës do të arrijë të sigurojë pajisjet e nevojshme elementare në kohë.
Në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik nuk figuron asnjë tender që parasheh shpalljen, dhënien apo nënshkrimin e kontratës për furnizim.
