Edhe Britania e Madhe ka paralajmëruar shtetasit e saj në Kosovë që të tregojnë kujdes dhe të shmangin tubimet e mëdha, një ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Në këshillën e saj për udhëtimet, Qeveria britanike njofton se gjatë kësaj jave do të ketë tubime të mëdha në Prishtinë dhe në qendra të tjera urbane, përfshirë datën 16 shtator,…