Aleanca ka shpenzuar gjithsej 62 mijë e 675 euro përgjatë tre muajve të tretë të vitit 2026 (korrik, gusht, shtator). Kështu bëhet e ditur në raportin financiar të dorëzuar në KQZ.
Sipas të dhënave zyrtare, nga buxheti i përgjithshëm prej 63 mijë e 746 eurosh i paraparë për këtë periudhë, ky subjekt ka arritur të kursejë 1 mijë e 71 euro.
Pjesa më e madhe e mjeteve financiare është derdhur për pagat e stafit dhe kontributet përkatëse. Vetëm për këtë kategori Aleanca ka shpenzuar 29 mijë e 793 euro, ku përfshihen pagat neto për punëtorët në vlerë prej 62 mijë e 675 euro (përfshirë strukturën e pagesave të periudhës).
Sa u përket mallrave dhe shërbimeve, subjekti politik ka shpenzuar afër 4 mijë euro. Në këtë kategori, pjesën kryesore e përbëjnë shërbimet e telekomunikimit me 2 mijë e 451 euro, të ndjekura nga blerjet e tjera të mallrave dhe shërbimeve si furnizimet për zyre, ushqimi dhe pijet me 1 mijë e 538 euro. Po ashtu, për shpenzime komunale (energjji elektrike) janë paguar 481 euro.
Ndër të tjera, në raportin financiar figurojnë edhe shpenzime pa kategori dhe detyrime të tjera në vlerë prej 22 mijë e 15 eurosh, ku veçohen pagesat për obligimet e fushatës 2026 në vlerë prej 16 mijë e 937 euro, si dhe tatimi në qira prej 556 euro.
Gjatë kësaj periudhe tremujore, Aleanca ka regjistruar edhe 500 euro të hyra nga donacionet dhe kontributet në të holla nga një kontribues (Smajl Latifi).

