Kosovë Kronikë Policore Lajme

Prokuroria në Prizren me aksion kundër lojërave të fatit në Prizren, Suharekë e Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka nisur një aksion kundër lojërave të fatit në tri komuna, Prizren, Suharekë dhe Dragash.

Operacioni është zhvilluar në disa lokacione, me fokus në identifikimin dhe ndalimin e veprimtarive të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Aksioni është drejt përfundimit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike detaje lidhur me rezultatet e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu.