Tre policë kanë mbetur të lënduar të mërkurën në Gjilan, gjatë ndërhyrjes për të parandaluar një përleshje fizike mes tifozëve të Dritës dhe Prishtinës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:50, jashtë stadiumit ku po zhvillohej ndeshja mes dy ekipeve, pasi tifozët kanë tentuar të përleshen mes vete.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon osmani, i cili ka bërë të ditur se tre policët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan.
Sipas raportit mjekësor, ata kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
“Gjatë ndërhyrjes janë lënduar tre zyrtarë policorë, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan. Sipas raportit mjekësor, kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka deklaruar Osmani.
