Qeveria e Kosovës e ka emëruar kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë Agron Bajramin, ambasadorin e Kosovës në Belgjikë. Vendimi është marrë më 17 shtator dhe është nënshkruar nga kryeministri i Kosovës. Në vendim të Qeverisë thuhet se funksioni i Bajramit si kryenegociator përfundon me mbarimin e mandatit të kryeministrit, nëse emërimi i tij nuk ndërpritet më herët. Në vendim përcaktohet gjithashtu se Bajrami është…