Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur baras 1-1 pjesën e parë në udhëtim te Finlanda në kuadër të Ligës së Kombeve.
Djelmoshat e Ronaldo Maran e kanë nisur për mrekulli ndeshjen në udhëtim te Finlanda duke shënuar pas vetëm katër minutave lojë.
Ishte sulmuesi Rey Manaj, i cili shënoi një gol të bukur me kokë pas harkimit të Kristjan Asllanit nga këndorja.
Megjithatë, vazhdimi i takimit nuk ishte më i miri për kuqezinjtë pasi në minutën e 22-të mbeten pa portierin Etrit Berisha, i cili u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje jashtë zonës.
Pikërisht ky faul afër zonës bëri që vendasit finlandez të barazojnë rezultatin në 1-1 me anë të Leo Walta, i cili me në goditje të fortë mposhti portierin Alen Sherri, i cili u inkuadrua në vend të Arbër Hoxhës.
Në vazhdim të ndeshjes, Shqipëria luajti e barabartë, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim 1-1.
🚨 Leo Walta from a free kick with a right footed shot to the bottom right corner.
🇫🇮 Finland 1-1 Albania 🇦🇱 https://t.co/ofbp11AQW5— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 3, 2026
