Kosovë Kronikë Policore Lajme

Gjenden kallashnikov e veshje ushtarake në një shtëpi ta pabanuar në Leposaviq!

Policia ka gjetur një kallashnikov dhe veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në fshatin Dren në Leposaviq të mërkurën.

Policia ishte informuar për rastin e më pas në vendngjarje gjeti armën, fishekë, pantallona ushtarake e të tjera.

“Njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në një shtëpi të pa banuar gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 1-AK 47, 2-karikatorë të zbrazët të AK-47, 119-fishekë cal-7.62×39 mm, pantallona ushtarake, 1-kapelë dhe një termos ushtarak. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.