Çmimet e konsumit në shtatorin e këtij viti në Kosovë janë rritur për 7.8 për qind krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Ndërkohë krahasuar me gushtin e këtij viti, sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit u rriten për 0.2 për qind. “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte…