Kosovë Kronikë Policore Lajme

Raportohet se policia ka gjetur një gjurmë të burrit që dyshohet se vrau të birin në Gjilan

Është gjetur vetura e Remzi Arifit, i cili dyshohet se privoi nga jeta të birin e tij në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Sipas burimeve automjeti i të dyshuarit është gjetur në zonën e fshatit Sllubicë.

Të dielën, Remzi Arifi dyshohet se vrau djalin e tij 29-vjeçar dhe menjëherë pas incidentit është larguar nga vendngjarja.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet ende në arrati, ndërsa njësitë përkatëse po vazhdojnë kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.