E diela doli të jetë e kobshme për familjen Arifi nga fshati Pogragjë i Gjilanit.
53-vjeçari Remzi Arifi dyshohet se privoi nga jeta të birin e tij 29-vjeçar, për motive që ende mbeten të paqarta për organet e hetuesisë. Të shtënat me armë zjarri në drejtim të të riut ndodhën brenda shtëpisë së tyre.
Persona që e njohin familjen, në kushte anonimiteti,për Klanin kanë dhënë detaje lidhur me këtë tragjedi.
Të njëjtit kanë bërë të ditur se trupi i të riut u gjet nga nëna e tij në njërën prej dhomave të shtëpisë, menjëherë pasi ajo dëgjoi krismat e armës në momentin kritik.
Bashkëshortin e pa duke ikur, e trupin e fëmijës të mbuluar me batanije.
“Nëna e viktimës i ka dëgju dy krisma, e ka pa dorasin duke ikur me veturë të tipit Suzuk, kur ka hy brenda e ka gjet djalin të vrarë dhe të mbuluar me qebe”, ka dekaruar i njëjti.
