Kosovë Kronikë Policore Lajme Shëndetësi

I plagosuri me armë zjarri në Gjilan në gjendje të rëndë, dërgohet në sallën operative

Personi që mbeti i plagosur nga të shtënat në Livoç të Ulët të Gjilanit i është nënshtruar operacionit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla tha se pacienti është në sallën e operimit dhe se gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Ai shtoi se pas përfundimit të operacionit, i njëjti do të shtrohet në Klinikën e Mjekësisë Intensive për monitorim të gjendjes së tij shëndetësore.

“E rëndë është gjendja, është ende në sallë të operacionit. Pas operacionit do të transferohet në mjekim intensiv”, tha ai.

Viktima mbeti i plagosur nga dhëndrri i vëllait i cili vrau edhe dy persona tjerë, gruan dhe vëllain e saj.