Blerta Deliu-Kodra, deputete e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ashtu siç ka paralajmëruar gjatë vikendit, sot është paraqitur në Prokurorinë Speciale në Prishtinë për të dorëzuar një kallëzim lidhur me profilin në rrjetet sociale të identifikuar si “Lule Gjeli”. Deliu-Kodra ka denoncuar këtë profil në organet e drejtësisë, duke kërkuar trajtimin e rastit nga Prokuroria Speciale. Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka mohuar…