Bullgaria mohon përfshirjen në aleancën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë: Në asnjë moment nuk jemi konsultuar

 

Informacionet për interesim nga Bullgaria ndaj Deklaratës për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë janë të pasakta.

Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Georg Georgiev në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetëve  atje. Përgjigja është publikuar në faqen e Kuvendit.

“Bullgaria është në dijeni të nismës së Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës dhe analizon me kujdes tekstin e Deklaratës së Përbashkët të Ministrave të Mbrojtjes nga të tre vendet, nënshkruar në Tiranë më 18 mars 2025. Informacionet e fundit publike për interesin e shprehur jozyrtar të Bullgarisë për t’iu bashkuar deklaratës aktuale janë të pasakta, shpjegon ministri në përgjigjen e tij”.

“Ministria ka marrë zyrtarisht një kopje të dokumentit të nënshkruar përmes një note verbale nga Ambasada Shqiptare në Sofje më 25 mars 2025. Në asnjë moment nuk është kontaktuar apo konsultuar Ministria dhe për rrjedhojë Bullgaria në lidhje me nismën nga iniciatorët dhe as nuk është bërë ftesë zyrtare për përfshirjen tonë, përgjigjet Georgiev.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Piro Vengu, vuri në dukje se ka pasur një interesim të shprehur nga Bullgaria për nismën, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci gjithashtu theksoi se Bullgaria ka treguar interesim për këtë iniciativë.

“Bullgaria mban marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe me secilin nga tre vendet, dy prej të cilave janë aleatë të NATO-s, ndërsa në Kosovë kemi një kontingjent ushtarak të dislokuar si pjesë e forcave paqeruajtëse të NATO-s – KFOR-it, detyra kryesore e të cilit është sigurimi i paqes dhe stabilitetit”, thekson Georg Georgiev.

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…