Kosovë Kronikë Policore Lajme

Blerta Deliu-Kodra paraqitet në Prokurorinë Speciale, denoncon profilin “Lule Gjeli”

Blerta Deliu-Kodra, deputete e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ashtu siç ka paralajmëruar gjatë vikendit, sot është paraqitur në Prokurorinë Speciale në Prishtinë për të dorëzuar një kallëzim lidhur me profilin në rrjetet sociale të identifikuar si “Lule Gjeli”.

Deliu-Kodra ka denoncuar këtë profil në organet e drejtësisë, duke kërkuar trajtimin e rastit nga Prokuroria Speciale.

Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka mohuar as pohuar nëse po zhvillohet ndonjë hetim për një profilin në Facebook me emrin “Lule Gjeli”, i cili po dyshohet se ka nxitur gjuhë të urrejtjes e ka shantazhuar.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, në një përgjigje tha se s’mund ta konfirmojnë zhvillimin e hetimeve.

“Nuk mund të mohojmë, as të pohojmë nëse është duke u zhvilluar ndonjë hetim lidhur me çështjen në fjalë”.