Lajme Sport

Anthony Joshua “vishet” me flamurin kuqezi (VIDEO)

Anthony Joshua ka triumfuar ndaj boksierit shqiptar Kristian Prenga në një përballje spektakolare të zhvilluar në Jeddah, duke fituar me nokaut teknik në raundin e dytë, pas një dueli që nisi me surpriza.

Prenga arriti ta vendoste britanikun në vështirësi në raundin e parë, por Joshua reagoi fuqishëm dhe e mbylli sfidën me një seri goditjesh vendimtare.

Pas përfundimit të meçit, një moment që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte gjesti i Anthony Joshua, i cili mori dhe hodhi mbi supe flamurin kuqezi.

Ishte vetë Joshua ai që kërkoi ta ‘vishte’ flamurin e Shqipërisë, duke nënkuptuar se respekti mbetet edhe pas ballafaqimit.

VIDEO