Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e enjte. Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi i naftës do të jetë 1.76 euro për litër, ndërsa benzina do të kushtojë 1.53 euro për litër. Ndërkohë, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.63 euro për litër.