Lajme Shëndetësi

Infermierja Shyhrete Grajqevci Selmonaj përballet sërish me kancerin, i duhen 60 mijë euro për trajtim në Gjermani

Infermierja Shyhrete Grajqevci Selmonaj ka nevojë për ndihmën e qytetarëve për të përballuar një tjetër betejë me kancerin.

Ajo është e mbijetuar e kancerit për herë të dytë, por sot po përballet edhe një herë me këtë sëmundje. Këtë herë, Shyhrete është diagnostikuar me kancer në fazën e tretë, i cili është përhapur dhe ka prekur disa organe në pjesën e barkut.

Gjendja e saj shëndetësore është shumë serioze, ndërsa rasti është jashtëzakonisht kompleks. Për momentin, nuk ka një zgjidhje tjetër përveç ndërhyrjes kirurgjikale, por edhe kjo ndërhyrje paraqet rrezik shumë të madh. Për shkak të kompleksitetit dhe rrezikut të lartë, një operacion i tillë nuk është rekomanduar të kryhet në Kosovë.

Trajtimi i saj do të bëhet në Gjermani, por shuma e nevojshme prej 60 mijë eurosh është e paarritshme për familjen e saj.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh dhe ta ndihmojë Shyhreten në këtë betejë.

Atë mund ta ndihmoni përmes linkut në GoFundMe: 

GOFUNDME