Kosovë Kronikë Policore Lajme

Aksident i rëndë në autostradë: Një i vdekur, dy të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradë, rreth 29 kilometra nga Vërmica.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:27 dhe në të janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete (një kamion dhe një veturë). Në vendin e ngjarjes pos njësive policore janë thirrur edhe ekipet mjekësore. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor një person është pa shenja jete, kurse dy të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë bartur për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.