Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në Prizren, ku një 81-vjeçar dyshohet se ka vrarë gruan e tij, 80 vjeçe në shtëpinë e tyre.
Vrasja dyshohet se ka ndodhur duke u ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, transmeton Periskopi.
“Në këtë rast policia ka deklaruar për Klan Kosovën se në momentin e ngjarjes, çifti ka qenë vetëm në shtëpi, pra dhe dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca, pra duarthatë, pa përdorim të ndonjë arme apo mjeti tjetër. Pra ka qenë, dyshohet se ka qenë dhe ngufatje me duar”.
Ndryshe çifti kishin 60 vite martesë së bashku.
