Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka thënë se fjalimi i Albin Kurtit në Kuvend për ligjin për Gjykatën Speciale ishte dorëzim para përgjegjësisë që ka.
Sipas Grudës, me argumentet që përdori kundër tij, ai veç sa nuk i bëri thirrje Hagës që të mos e zbatojë ligjin nëse miratohet.
Postimi i plotë:
Fjalimi i Albin Kurtit në Kuvend për Ligjin për Gjykatën Speciale ishte dorëzim para përgjegjësisë që ka. Ishte, në thelb, sabotim i ligjit, pavarësisht se në fund e votoi.
Njeriu që për gjashtë vite të procesit gjyqësor në Hagë nuk ka ndërmarrë asnjë hap, sot fliste për strategji dhe për atë se si ky ligj nuk qenka i duhuri. Madje, me argumentet që përdori kundër tij, veç sa nuk i bëri thirrje Hagës që të mos e zbatojë ligjin nëse miratohet.
