Pas deklaratës së ministres Fitore Pacolli se Lëvizja Vetëvendosje “e ka mbrojtur Kosovën” nga ish-krerët politikë e të luftës, Nasim Haradinaj ironizoi ashpër në “Kosova Live”.
“Faleminderit që na shpëtove prej shitjes së vendit”, tha ai me ironi, duke iu drejtuar Pacollit.
Haradinaj deklaroi se ata që akuzohen sot janë njerëzit që, sipas tij, kanë sakrifikuar për çlirimin e Kosovës.
“Faleminderit që na pshtove nga ajo shitje që kanë dashtë me bo ata që kanë vdekë për çlirimin e vendit, ata që kanë plagë në trup, ata që vdesin prapë për këtë vend… e ti prapë shkon në diskoteka”, u shpreh Haradinaj.
Ai shtoi se, sipas tij, po sulmohen njerëzit që kanë dhënë më së shumti për Kosovën, ndërsa të tjerët po vazhdojnë jetën normalisht pa e kuptuar sakrificën e luftës.
