Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Çlirim Gërbeshi, ka bërë publikë emrat e gjashtë zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, të cilët, sipas tij, janë intervistuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Gërbeshi ka thënë se ndaj tyre është ngritur edhe kallëzim penal.
Sipas listës së publikuar nga ai, zyrtarët janë: Bekim Brestovci, drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit; Menduh Halili, shef i Sektorit të Ndërtimit; si dhe inspektorët Blerim Thaçi, Veton Demolli, Lorik Zhubi dhe Mergim Shala.
