Kosovë Lajme

Në mbështetje të çlirimtarëve në Hagë – Mërgata bashkohet për drejtësi

OVL-UÇK ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për organizimin e aktiviteteve nga dega e saj në Amerikë dhe mërgata shqiptare, të cilat do të zhvillohen më 12 dhe 16 shtator.

Këto aktivitete organizohen në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për katërshen e UÇK-së që po mbahet në Hagë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, pak ditë para vendimit final

 “OVL UÇK mbështet organizimin e aktiviteteve të Degës së saj në Amerikë dhe të mërgatës sonë, të cilat do të zhvillohen më 12 dhe 16 shtator, në mbështetje të çlirimtarëve tanë që po mbahen në Hagë, në këtë fazë të rëndësishme të procesit gjyqësor dhe në pritje të vendimit përfundimtar”, thotë organizata e veteranëve në një njoftim.