Kosovë Lajme Politikë

“Shteti e la të shuhet një jetë”, Bajrami shpërthen pas tragjedisë në Pejë: Të gjithë, nga i pari te i fundit, duhet të japin llogari!

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër pas rastit tragjik të mbrëmshëm në Pejë, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet përkatëse.

Ajo ka publikuar edhe një pjesë nga letra që Arlinda Zekaj, tashmë e ndjerë, i kishte drejtuar Prokurorisë Themelore në Pejë vetëm tri ditë para vrasjes së saj.

“Prej të parit deri te i fundit duhet me dhënë përgjegjësi”, ka shkruar Bajrami.

Reagimi i plotë:

“𝐔𝐫𝐨𝐣 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐨𝐬 𝐯𝐢𝐣𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐤𝐮𝐫 𝐣𝐮 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐩𝐧𝐢 𝐥𝐥𝐨𝐠𝐚𝐫𝐢 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐢𝐦𝐞.”

”𝐓𝐚𝐧𝐢 𝐩𝐨 𝐞 𝐤𝐮𝐩𝐭𝐨𝐣 𝐩𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐤𝐚𝐪 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐯𝐫𝐚𝐬𝐣𝐞!

𝐆𝐫𝐮𝐚𝐣𝐚 𝐦𝐞 𝐥𝐢𝐠𝐣 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐨𝐫𝐞̈, 𝐩𝐨 𝐞 𝐯𝐫𝐢𝐭𝐤𝐚 𝐠𝐫𝐮𝐚𝐧 – 𝐣𝐨 𝐛𝐮𝐫𝐫𝐢!

𝐄 𝐝𝐡𝐢𝐦𝐛𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐬𝐡𝐭!!”

Paska shkruar Arlinda Zekaj, tashmë e ndjerë në letrën e saj drejtuar Prokurorisë Themelore në Pejë, vetëm tri ditë para se ta vrasin.

S’ka ma justifikme, prej të parit deri te i fundit duhet me dhënë përgjegjësi. Sonte, shteti paska lejuar të shuhet një jetë në mëyrën me makabre të mundhsme.

Shumë dhimbje e shumë turp për shtetin tonë të vogël.