Kosovë Lajme

Musliu: Mashtruesve u doli boja, VV-ja sot e firmosi se ata janë bllokuesit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pasi gjatë ditës ka dështuar të përfundojë konstituimi i Kuvendit.

Pasi që kandidatja e Vetëvevendosjes, Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit, procesi u bllokua te votimi për nënkryetarët dhe seanca u shty për të premten.

Deputetja Musliu ka thënë se me këtë veprim, VV-ja ka dëshmuar se është bllokuese e krijimit të institucioneve.

“Mashtruesve u doli boja. Tre muaj me radhë VV-ja bëri propagandë, shpiku fajtorë për bllokadë dhe ua hodhi të tjerëve dështimin e vet. Sot, para gjithë Kosovës, e zbuluan vetë skemën e tyre bllokuese.”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka thënë se një veprim i tillë nuk është më vetëm dështim, por sipas saj, është hipokrizi politike.

“Sot propaganda u përplas me realitetin dhe VV-ja mbeti pa alibi. VV firmosi sot se ata janë bllokusit e institucioneve dhe pëngmarrësit e shtetit!”, ka thënë Musliu.