Vetëm 15 minuta kanë bërë dallimin mes një tragjedie më të madhe gjatë incidentit të rëndë të ndodhur dje në Prishtinë, ku vinçi i cili u rrëzua mbi një objekt banimi ia mori jetën një punëtori 26 vjeçar.
Kanal 10 ka publikuar një video që tregon se si familja që banonte në shtëpinë e goditur ishte larguar pak minuta para rrëzimit të vinçit.
Aty shihen se një pjesë e shtëpisë është shkatërruar.
