Kosovë Kronikë Policore Lajme

Jeton Sylaj para Gjykatës: Ndiej keqardhje për këtë çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj

Gjykata Themelore në Pejë të martën (27 tetor) ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Jeton Sylaj nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Sylaj është ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetorit nga i dyshuari- ish-kunati i saj Albert Sylaj pak pasi kishte lajmëruar Jeton Sylajn në Polici për dhunë në familje.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar vendimin e Gjykatës për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit Jeton Sylaj, sipas të cilit, ky i fundit në seancën dëgjimore deklaroi se ndien keqardhje për atë që ka ndodhur dhe se është munuar ta parandalojë.

Në anën tjetër, tani e ndjera Arlinda Zekaj gjatë deklarimit në Polici, kishte thënë se është kanosur nga i pandehuri, duke iu drejtuar policëve se a duhet të vritet që të reagojnë e ta arrestojnë atë.