Kosovë Kronikë Policore Lajme

Shembet pllaka e betonit në një objekt në ndërtim në Prizren, lëndohen pesë punëtorë

Pesë punëtorë janë lënduar si pasojë e shembjes së një pllake betoni në një objekt në ndërtim në Prizren.

Lajmine ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Sipas tij, njëri nga punëtorët ka pësuar lëndime më të rënda në këmbë, ndërsa katër të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ka të lënduar, bëhet fjalë për pesë punëtorë. Njëri prej tyre është me lëndime pak më të rënda në këmbë, të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Bytyqi.