Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Speciale në Hagë, duke shprehur solidaritet me familjet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me familjet e dëshmorëve e martirëve. Vendimin dënues, Lladrovci e ka cilësuar si një goditje të rëndë për Kosovën dhe ka thënë se qytetarët nuk duhet të lejojnë që pakënaqësia të shndërrohet në dhunë apo dëmtim…