Kosovë Lajme

Haziri u jep partive një muaj afat për rishqyrtimin e ligjit për Specialen

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka deklaruar se partive politike u është dhënë një muaj afat për rishqyrtimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës.

Haziri tha se pret reflektim nga të gjitha partitë politike, në mënyrë që procesi të përmbyllet në mënyrë dinjitoze.

“Ky ligj ka afat një muaj që të përfundojë si proces në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne do të presim të reflektojnë të gjithë bashkë dhe ta përfundojmë dinjitetshëm këtë betejë që e kemi me Gjykatën Speciale, që të përfundojë ky tregim dhe përplasjet politike”, deklaroi Haziri.