Policia e Kosovës ka bllokuar edhe sot disa rrugë në kryeqytet, për shkak të protestës që mbahet gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Organizata e OVL-UÇK ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme në sheshin e Prishtinës. Në një njoftim të publikuar në Facebook, OVL-UÇK u ka bërë thirrje kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe qytetarëve, që t’i bashkohen tubimit…